Qëndrimi i sigurt në internet
Prezantimi
Kur përdorni internetin në telefonin ose kompjuterin tuaj, aktiviteti juaj mund të tregojë shumë për ju. Është e rëndësishme të mbani informacione të ndjeshme – si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që i shkruani në faqe interneti, postimet tuaja në mediat sociale, ose në kontekste të caktuara edhe emrat e faqeve të internetit që i vizitoni – larg syve kureshtarë. Bllokimi ose kufizimi i qasjes suaj në sajte ose aplikacione të caktuara është gjithashtu një shqetësim i zakonshëm. Këto dy probleme – mbikëqyrja e internetit dhe censura e internetit – shkojnë paralelisht, por edhe strategjitë për të reduktuar ndikimet e tyre janë të ngjashme.
Mbikëqyrja, censura dhe parlamentet
Qeveritë jomiqësore dhe aktorë të tjerë kërcënimi anembanë globit përdorin teknologjinë e mbikëqyrjes gjithnjë e më të qasshme, dhe në disa raste hakerimin e thjeshtë Wi-Fi, për të monitoruar aktivitetin online të deputetëve dhe të punësuarve të tjerë në parlament. Për shembull, hakerët vodhën të dhëna nga stafi i parlamentit evropian dhe vizitorët duke e mashtruar Wi-Fi rrjetin publik të Parlamentit në vitin 2013. Një paralajmërim të sulmeve shumë më të sofistikuara që do të ndodhin në vitet në vijim.
Përveç rrëmbimit të trafikut të internetit dhe vjedhjes së të dhënave, kundërshtarët pengojnë gjithashtu operacionet kritike parlamentare, duke bllokuar qasjen dhe sistemet e internetit. Në Bruksel, parlamenti i Belgjikës u hoq jashtë linje nga një sulm masiv i mohimit të shërbimit në maj 2021. Sulmi detyroi shtyrjen e disa debateve dhe mbledhjeve të komisioneve, pasi përdoruesit nuk mund të qasnin shërbimet virtuale të nevojshme për të marrë pjesë në seancë.
Frekuenca në rritje e sulmeve të tilla ndaj qasjes dhe lirisë së informacioneve në internet nxjerr në pah se sa thelbësore është që parlamentet t’i kuptojnë rreziqet e funksionimit në internet dhe të zhvillojnë plane se si të lidhen kur ndikohet lidhja.