Qëndrimi i sigurt në internet
Mbani faqet tuaja të internetit Online
Përveç mbrojtjes së aftësisë suaj për të hyrë në internet në mënyrë të sigurt, është gjithashtu e rëndësishme të bëni atë që mundeni për të siguruar që edhe të tjerët të mund të hyjnë në faqet e internetit të parlamentit tuaj ose në pronat e internetit. Për faqet e mediave sociale, kjo nënkupton mbrojtjen e atyre llogarive me fjalëkalime të forta, unike dhe vërtetim me dy faktorë. Për faqen tuaj të internetit, kjo do të thotë ta mbroni atë kundër sulmeve të hakimit dhe mohimit të shërbimit. Sulmet e Shpërndara të Mohimit të Shërbimit (DDoS) paraqesin sulme të një grupi të madh kompjuterësh që njëkohësisht mbytin serverin tuaj në trafik me qëllim të keq. Disa opsione për mbrojtjen DDoS - gjë që e bën shumë më të vështirë për një kundërshtar që të heqë faqen tuaj të internetit - përfshinë Cloudflare, AWS Shield nga Amazon-i ose shërbimi Deflect nga eQualitie.
Hostimi i sigurt i faqes së internetit të Parlamentit tuaj
Uebsajtet strehohen në kompjuterë - dhe ato janë të cenueshme ndaj hakerimit ashtu si edhe pajisjet tuaja. Nëse është e mundur, parlamenti juaj duhet të shfrytëzojë nga shërbimet ekzistuese të hostimit si WordPress, Wix ose të tjera që menaxhojnë të gjithë sigurinë e faqes për ju. Nëse nevojat e faqes suaj të internetit janë më të ndërlikuara dhe/ose ju duhet ta organizoni vetë faqen tuaj të internetit, atëherë sigurohuni që të përqendroheni në mbajtjen e përditësuar të sistemit tuaj operativ dhe softuerit të mbajtjes së faqes në internet, ashtu si do të bëni për kompjuterin tuaj personal. Konsideroni përdorimin e ofruesve të mirë-vendosur të hostimit në Re kompjuterike siç janë Shërbimet e Uebit të Amazon-it (AWS), Microsoft Azure, ose eclips.is nga Greenhost, që ofrojnë mundësi të zgjeruara sigurie për faqet e internetit të hostuara. Pavarësisht nga mjetet që përdorni për të hostuar faqen e internetit, sigurohuni që çdo llogari e përdorur për të qasur cilësimet e modifikimit dhe konfigurimit të përmbajtjes është e mbrojtur me fjalëkalime të forta dhe vërtetim me dy faktorë.
Nëse parlamenti juaj ka njohuri teknike për të organizuar uebsajtin e vet, ju duhet të konsideroni zgjedhjen e një të ashtuquajture "faqe statike" ose faqe interneti të sheshtë. Në krahasim me faqet e internetit dinamike, këto lloj faqesh zvogëlojnë sipërfaqen e sulmit për hakerët dhe do ta bëjnë faqen tuaj më rezistente ndaj sulmeve.