Qëndrimi i sigurt në internet
Mbroni rrjetin tuaj WiFi
Të gjithë këta hapa për të mbrojtur trafikun e internetit nga mbikëqyrja dhe censura janë të rëndësishme, por ato nuk janë zëvendësim për sigurinë bazë të rrjetit në parlament dhe në shtëpi. Mos harroni bazat si përdorimi i një fjalëkalimi të fortë (jo fjalëkalimi të parazgjedhur) në ruterët tuaj për Wi-Fi, duke siguruar që vetëm përdoruesit e autorizuar të kenë qasje në rrjetin tuaj, duke ndryshuar shpesh fjalëkalimin, dhe duke aktivizuar mbrojtjen e integruar (fire-wall) të ruterëve tuaj pa tel. Gjithashtu konsideroni krijimin e një rrjeti për mysafirë në hapësirat e parlamentit nëse keni vizitorë që hyjnë dhe dalin nga ndërtesa dhe që përdorin internetin.
- Zhvilloni trajnime të rregullta për anëtarët dhe stafin mbi rëndësinë e ndjekjes së masave bazë të sigurisë në internet.
- Përkujtoni stafit që të shfletojë gjithmonë me HTTPS dhe DNS të enkriptuar.
- Kërkoni nga stafi që të rinisin rregullisht shfletuesit e tyre për të instaluar përditësime.
- Inkurajoni përdorimin e shfletuesve dhe shtesave për mbrojtjen e privatësisë.
- Nëse ndonjë VPN është e përshtatshme, zgjidhni një me reputacion, trajnoni stafin për ta përdorur dhe sigurohuni që të përdoret vazhdimisht.
- Zhvilloni dhe shpërndani politikë të qartë parlamentare për përdorimin e mediave sociale.
- Aktivizoni cilësimet e privatësisë dhe sigurisë në të gjitha llogaritë e mediave sociale.
- Kuptoni ndikimet e ngacmimit në internet dhe jini të përgatitur për të mbështetur anëtarët dhe stafin që preken nga to.
- Përpiloni një listë të profesionistëve, organizatave dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga vendi, që të mund të lidhni anëtarët dhe stafin për asistencë ligjore, shëndetësore mendore dhe teknike në përgjigje të ngacmimeve në internet.
- Regjistrohuni për mbrojtjen DDOS për faqet tuaja të internetit.
- Përdorni ofrues të besueshëm të hostimit në ueb.
- Përdorni fjalëkalim të fortë dhe Wi-Fi rrjet për mysafirë në hapësirat tuaja.