Rreth

Kush jemi ne?

Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI) është organizatë jofitimprurëse, jopartiake, me seli në Uashington D.C., që punon në partneritet në mbarë botën për të forcuar dhe mbrojtur institucionet, proceset, normat dhe vlerat demokratike dhe për të siguruar një cilësi më të mirë jete për të gjithë. NDI beson se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të jetojnë në një botë që respekton dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat e tyre politike – dhe se bota digjitale nuk bën përjashtim nga kjo.

Në kuadër të NDI-së, ekipi i Demokracisë dhe Teknologjisë synon të nxisë një ekosistem global digjital në të cilin vlerat demokratike mbrohen, promovohen dhe mund të lulëzojnë; qeveritë janë më transparente dhe gjithëpërfshirëse; dhe të gjithë qytetarët janë të autorizuar të mbajnë qeverinë e tyre përgjegjëse. Ne e bëjmë këtë punë duke mbështetur një rrjet global aktivistësh të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë digjitale dhe nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët për mjete dhe burime si ky Doracak. Mund të lexoni më shumë mbi punën tonë në uebfaqen, duke na ndjekur në Twitter, ose duke na kontaktuar drejtpërdrejt në [email protected]. Gjithmonë jemi të gatshëm të dëgjojmë nga ju ose t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja mbi ekipin dhe punën tonë në sigurinë kibernetike, teknologjinë dhe demokracinë.

Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve (HDP) punon me legjislaturat në mbarë botën për të promovuar qeverisje të përgjegjshme, efektive dhe për të forcuar institucionet demokratike. Në qendër të punës sonë është bashkëpunimi "peer-to-peer" për të ndërtuar ekspertizë teknike në legjislaturat partnere që do të rrisin llogaridhënien, transparencën, pavarësinë legjislative, qasjen në informacione dhe mbikëqyrjen e qeverisë. HDP aktualisht ka partneritet me më shumë se 20 legjislatura kombëtare në mbarë botën. Fushat e bashkëpunimit me parlamentet partnere të HDP-së përfshijnë adresimin e çështjeve buxhetore, sigurimin e operacioneve më efektive të komitetit, përmirësimin e shërbimeve për votuesit, sigurimin e mjeteve për mbikëqyrje më të fortë, forcimin e etikës legjislative dhe përmirësimin e TI-së, bibliotekës dhe kërkimit, si dhe proceseve dhe procedurave legjislative. Programet e HDP-së zbatohen nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) nëpërmjet një marrëveshjeje bashkëpunuese financimi me Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

 

 

National Democratic Institute Logo

Autorët dhe mirënjohjet

Ky udhëzues është hartuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve (HDP).

Autori kryesor: Evan Summers (NDI)

Autorë kontribues: Sarah Moulton (NDI); Chris Doten (NDI)

Duam të falënderojmë recensuesit tanë që si ekspertë të jashtëm na dhanë komente, redaktime dhe sugjerime të vlefshme gjatë përgatitjes së përmbajtjes së këtij Doracaku, veçanërisht: Fiona Krakenburger, Open Technology Fund; Bill Budington dhe Shirin Mori, Electronic Frontier Foundation; Jocelyn Woolbright, Cloudflare; Martin Shelton, Fondacioni për Lirinë e Shtypit; Dave Leichtman, Microsoft; Stephen Boyce, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore; Amy Studdart, Instituti Ndërkombëtar Republikan; Emma Hollingsworth, Aleanca Globale Kibernetike; Caroline Sinders, Design Convocation + Research; Dhyta Caturani; Sandra Pepera, NDI; Aaron Azelton, NDI; Frieda Arenos, NDI; Anthony DeAngelo, NDI; Whitney Pfeifer, NDI; dhe Derek Luyten, Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve. Dëshirojmë gjithashtu të falënderojmë Paul Kollie nga Shërbimet e Informacionit Legjislativ në Liberi; Nihad Bahram dhe Fuad Ahmed nga Parlamenti i Kurdistanit në Irak; Diana Plata nga Senati i Kolumbisë; Ayad Abbas dhe Majid Khudhur nga Këshilli i Përfaqësuesve të Irakut; dhe Tanja Danailovska nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për njohuritë dhe kontributet e tyre të vlefshme.

Duam gjithashtu të shprehim mirënjohjen për të gjithë doracakët, udhëzuesit, librat e punës, modulet e trajnimit dhe materialet e tjera të përgatitura dhe të mirëmbajtura nga Komuniteti i Sigurisë Organizative (OrgSec). Ky Doracak është krijuar për të plotësuar ato materiale më të thelluara, duke kombinuar leksionet kryesore në një burim të vetëm dhe të lehtë për t'u lexuar për parlamentet që kërkojnë të fillojnë me një plan të sigurisë kibernetike.

Përveç frymëzimit indirekt nga shumë burime të mrekullueshme të përpiluara nga komuniteti, gjithashtu kemi kopjuar drejtpërdrejt gjuhë të dobishme nga një pjesë e vogël e burimeve ekzistuese në të gjithë Doracakun, veçanërisht nga Udhëzuesi i Vetëmbrojtjes së Mbikëqyrjes nga Electronic Frontier Foundation, Doracaku Holistik i Sigurisë nga Tactical Tech, dhe një sërë shpjeguesish nga Center for Democracy and Technology dhe Freedom of the Press Foundation. Mund të gjeni citate specifike për këto burime në pjesët e mëposhtme, si dhe lidhje të plota, informacione për autorin dhe licencën brenda Shtojca A.