Ndërtimi i një kulture sigurie
Vendosni një plan trajnimi
Pasi të keni zhvilluar dhe të jeni përkushtuar ndaj një plani, mendoni se si do t’i trajnoni të gjithë anëtarët, stafin dhe vullnetarët për këto praktika të reja më të mira. Parashtrimi i trajnimit të rregullt si kusht - dhe shënimi i pjesëmarrjes në trajnime të detyrueshme - mund të jetë një taktikë e dobishme. Shmangni krijimin e pasojave të ashpra dhe negative për stafin që lufton me konceptet e sigurisë. Mbani në mend se një staf i caktuar mund të përshtatet dhe të mësojë rreth teknologjisë ndryshe nga të tjerët, bazuar në nivele të ndryshme familjariteti me mjetet digjitale dhe internetin. Frika e dështimit vetëm sa e dekurajon më tej stafin nga raportimi i problemeve ose kërkimi i ndihmës. Megjithatë, krijimi i llogaridhënies dhe shpërblimeve pozitive për trajnimin dhe miratimin e suksesshëm të politikave mund të ndihmojë në nxitjen e përmirësimit në të gjithë parlamentin. Mund të gjeni mbështetje shtesë të vlefshme nëpërmjet rrjeteve lokale ose ndërkombëtare të trajnimit të sigurisë digjitale dhe burimeve të trajnimit falas si p.sh Umbrella app from Security First, Totem Project nga Free Press Unlimited dhe Greenhost, dhe Global Cyber Alliance Learning Portal.
Merrni parasysh se si plani juaj i trajnimit mund të arrijë tek deputetët, stafi i parlamentit si dhe administrata parlamentare. Mbani në mend se anëtarët e shquar shpesh kërkojnë edhe më shumë trajnim dhe vëmendje kur bëhet fjalë për sigurinë për shkak të profilit të tyre të lartë. Sigurohuni që plani juaj i trajnimit dhe plani i sigurisë të zbatohen për të gjithë këta lloje të ndryshëm individësh dhe çdo aset që ata mund të kenë brenda dhe jashtë parlamentit.
- Caktoni biseda dhe trajnime të rregullta rreth sigurisë dhe planit tuaj të sigurisë.
- Përfshini të gjithë - shpërndani përgjegjësinë për zbatimin e planit tuaj të sigurisë në të gjithë parlamentin.
- Siguroni modele udhëheqësie për sjellje të mirë të sigurisë dhe përkushtimi ndaj planit tuaj.
- Shmangni taktikat e frikës ose ndëshkimit - shpërblejeni përmirësimin dhe krijoni hapësirë të rehatshme për stafin, që të raportojë problemet dhe të kërkojë ndihmë.
- Përditësoni planin tuaj të sigurisë çdo vit ose pas ndryshimeve të mëdha në personelin parlamentar, strukturën ose mjedisin operativ.