Temat

Ndërtimi i një kulture sigurie

Integroni sigurinë në strukturën tuaj të rregullt operative

Siç përshkruhet në detaje në Tactical Tech’s Holistic Security Guide, është thelbësore të krijohen hapësira të rregullta dhe të sigurta për të folur për aspekte të ndryshme të sigurisë. Në këtë mënyrë, nëse stafi dhe anëtarët kanë shqetësime rreth sigurisë, ata do të jenë më pak të shqetësuar për t'u dukur paranojakë ose se janë duke ua humbur kohën të tjerëve. Planifikimi i bisedave të rregullta rreth sigurisë gjithashtu normalizon frekuencën e ndërveprimit dhe reflektimit për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, që çështjet të mos harrohen dhe stafi nëpër ekipe të ndryshme, të ketë më shumë gjasa të sjellë të paktën një ndërgjegjësim pasiv mbi sigurinë në punën e tyre të vazhdueshme. Nuk ka nevojë kjo të ndodhë çdo javë, por caktojeni si takim që duhet përsëritur periodikisht. Këto diskutime nuk duhet të lënë hapësirë vetëm për temat e sigurisë teknike, por edhe çështjet që ndikojnë në komoditetin dhe sigurinë e stafit, si ngacmimet në internet (dhe offline), ose çështjet me përdorimin dhe zbatimin e mjeteve digjitale brenda zyrave parlamentare. Bisedat mund të përfshijnë edhe tema si zakonet e ndarjes së informacionit jashtë linje dhe mënyrat se si stafi siguron ose nuk siguron informacione jashtë parlamentit. Në fund të fundit, është e rëndësishme të mbani mend se siguria e një parlamenti është po aq e fortë sa që është hallka e tij më e dobët. 

Një mënyrë për të arritur angazhim të qëndrueshëm është duke shtuar sigurinë në agjendën e një takimi të rregullt. Gjithashtu mund të ndërroni përgjegjësinë për organizimin dhe lehtësimin e diskutimit mbi sigurinë midis stafit të ndryshëm, gjë që mund të ndihmojë në zhvillimin e idesë se siguria është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e disa të përzgjedhurve ose "Ekipi i TI-së". Ndërsa filloni të zyrtarizoni diskutimin rreth sigurisë, stafi ka gjasa të ndihet më rehat duke diskutuar këto çështje të rëndësishme mes tyre, si dhe në mjedise më pak formale.

Është gjithashtu e rëndësishme që të përfshihen elemente sigurie në funksionimin normal të parlamentit, si p.sh. gjatë hyrjes së anëtarëve dhe stafit – dhe të mendoni mbi ndërprerjen e qasjes në sisteme gjatë fillimit të procesit për largim nga vendi i punës. Siguria nuk duhet të jetë një "gjë shtesë" për t'u shqetësuar, por një pjesë integrale e strategjisë dhe operacioneve tuaja

Mos harroni se të gjitha planet e sigurisë duhet të konsiderohen si dokumente të gjalla dhe duhet të rivlerësohen dhe diskutohen rregullisht, veçanërisht kur punonjës ose vullnetarë të rinj i bashkohen organizatës ose ndryshon konteksti juaj i sigurisë.

Planifikoni të rishikoni strategjinë tuaj dhe të bëni përditësime çdo vit, ose në rast se ka ndryshime të mëdha në strategji, mjete ose kërcënime me të cilat përballeni në ndonjë çast