Temat

Ndërtimi i një kulture sigurie

Siguroni mbështetjen e gjithë organizatës

Pjesë e një kulture të suksesshme sigurie është gjithashtu të siguroni se keni mbështetje nga i gjithë parlamenti për planin tuaj të sigurisë. Në mënyrë kritike, kjo duhet të përfshijë mbështetjen dhe udhëzimin e fortë e të zëshëm nga udhëheqësit, të cilët, në shumë raste, do të jenë ata që marrin vendimin përfundimtar për të ndarë kohën, burimet dhe energjinë drejt zhvillimit dhe zbatimit të një plani efektiv sigurie. Nëse ata nuk e marrin seriozisht, askush tjetër nuk do ta marrë. Për të arritur këtë mbështetje, mendoni me kujdes se kur dhe si ta prezantoni planin tuaj, bëjeni këtë në një mënyrë të qartë, sigurohuni që udhëheqja të përforcojë mesazhet dhe kaloni së bashku nëpër të gjitha elementet dhe hapat e planit në mënyrë që të mos ketë mistere ose konfuzione mbi atë që po përpiqeni të arrini. Sigurohuni që të buxhetoni siç duhet edhe për sigurinë kibernetike në të gjithë parlamentin. Megjithëse financat mund të jenë të kufizuara, është thelbësore të investohet siç duhet në sigurinë kibernetike, përndryshe, investimet e tjera ka gjasa të vihen në rrezik. Kur flisni për sigurinë, shmangni taktikat e frikësimit. Ndonjëherë kërcënimet me të cilat përballet parlamenti dhe stafi juaj mund të jenë të frikshme, por përpiquni të përqendroheni në ndarjen e fakteve dhe krijimin e një hapësire të qetë për pyetje dhe shqetësime. Nëse i prezantoni rreziqet të duken si shumë kërcënuese mund të ndodh që njerëzit t'ju hedhin poshtë si sensacionalistë ose thjesht të heqin dorë nga kjo, duke menduar se asgjë nuk ka rëndësi - dhe asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.